Deputeti dhe nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë një dalje televize ka bërë të ditur se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të hënën do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 në hapësirat e Kuvendit.
Siapas Hazirit, Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit.









