Kupa e Shqipërisë hyn në fazën vendimtare, me gjysmëfinalet që do të zhvillohen më 8 prill. Dinamo City do të presë Vllazninë në stadiumin “Air Albania”, në një përballje mes dy ekipeve me histori dhe traditë në futbollin shqiptar, ndërsa Egnatia do të përballet me AF Elbasanin në “Arena Egnatia”.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 18:00 dhe rezultatet e tyre do të përcaktojnë skuadrat që do të kualifikohen për finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.
Secili ekip synon të sigurojë një avantazh të rëndësishëm nga ndeshja e parë për të luajtur më qetë në takimin e kthimit dhe për të qenë më pranë trofeut.









