-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Thaçi ka qenë turist në UÇK

Kryesoret

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj  ka folur për kohën e luftës dhe rolin që e ka pasur ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi gjatë asaj kohe.

Haradinaj ka thënë se Thaçi dhe ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë” në UÇK.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tri javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turistë janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hyrë e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hyjnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A keni qenë në luftë, sa vet keni qenë, kur keni nis, çka ka ndodhë me ju,” ka thënë Haradinaj për “Tëvë1”.

“Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllai i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë,” ka shtuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit