Këngëtarja Tori Kelly është shtruar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, shkruajnë mediat e huaja.
Gjëndja shëndetësore e këngëtares u përkeqësua, pasi Kelly-it i ra të fikët teksa ishte në një darkë me miqtë e saj në Los Anxhelos.
Raportohet se sipas kontrolleve të mjekëve këngëtarja vuan nga mpiksja e gjakut rreth mushkërive dhe këmbëve të saj. Burime të afërta thanë se gjendja shëndetësore e Kelly-t është “vërtet serioze”.