-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënia e euros, Shoqatat e biznesit bëhen bashkë: Jemi në limite të ekzistencës

Kryesoret

Shoqatat e biznesit janë mbledhur sot në një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke shprehur shqetësimin për efektin që zhvlerësimi i euros po jep në aktivitetin e tyre.

Ata kanë paralajmëruar falimente dhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe janë treguar mjaft të ashpër në gjuhën ndaj institucioneve, teksa shtuan se bizneset prodhuese dhe eksportuese janë në limitet e ekzistencës së tyre.

“Tashmë pasojat tepër të renda nga mbiçmimi I lekut me kursin e këmbimit po shfaqin efektet e para. Në tërësi në ekonomi, humbje dyshifrore prej disa muajsh radhazi po japin efekte drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve, që të ardhurat I kanë nga remitancat, jo pak nga ata që I kanë kredi për shtëpi në euro”, tha Alban Zusi, nga Shoqata e Eksportuesve.

Ai shtoi se specifikisht për bizneset eksportuese është I garantuar falimenti.

“Gjatë kësaj periudhe bizneset, sidomos ato eksportuese kanë ndjekur rrugën institucionale për të adresuar rreziqet me aktorët institucionalë për zgjidhjet. Por është fakt që nuk ka pasur një progres, ndërsa regresi I kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që përkeqësohet përditë.

Deklaroj se është konstatuar se mjerisht ekspertë, këshilltarë ekonomikë të institucioneve qendrore e publike në të cilët është diskutuar katastrofa ekonomike për shkak të mbiçmimit të pakontrolluar dhe pashpjegueshëm të lekut nuk kanë vetëdije tëplotë mbi rëndësinë e situatës dhe dimensionet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të prodhojë ende në vijim kjo situatë.

Këto stafe që këshillojnë ekonominë është fakt që efektivisht po e çkëshillojnë atë, për shkak të mos njohjes së ekonomisë reale, por edhe papërgjegjshmërisë që ato kanë./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit