-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Zien” toka nga tërmeti në Turqi, “digjet” Greqia, përmbytet Italia (VIDEO)

Kryesoret

Lëkundjet e tërmetit kanë rikthyer frikën tek banorët e Adanasë në Turqi. Qendra Europiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5,5 i shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në zonën e Kozanit në krahinën e Adanasë.

Ne u tronditëm mëngjesin e sotëm për më shumë se 10 sekonda, por për fat të mirë, deri tani nuk kemi marrë raportime për ndërtesa të shembura”, ka thënë Guvernatori i Adanas Süleyman Elban.

Kjo goditje është pasuar edhe nga disa të tjera në Turqi,  por me magnitudë me të ulët dhe fatmirësisht pa dëme në njerëz, bazuar te raportimet e mediave.

Në Greqi vazhdojnë zjarret masive. Rodosi është në flakë. Ishulli i njohur për shumë turistë është përfshirë nga zjarret që autoritetet nuk po i vendosin dot nën kontroll. Mijëra njerëz janë evakuuar deri tani. Shumë turistë janë larguar.

Në një kohë kur Europa po përballet me temperatura të larta dhe zjarre që kanë përfshirë disa vende, në Itali ka pasur një stuhi të pazakontë, e cila është shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh, që goditi rajonin e Milanos dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë rreth orës 4 të mëngjesit.

 

Nga përkeqësimi i motit, problematika u shkaktuan edhe në rrjetin elektrik, ku disa qytete mbetën pa energji elektrike. TGCOM24, raporton se në provincën e Monzas një 58-vjeçare ka humbur jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit