Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë disa vendime të cilat kanë sjellë ndryshime në drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste.
Asambleja e PS-së ka zgjedhur që ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi të marrë postin e kryetarit të Grupit të Partisë Socialiste.
Çuçi u shkarkuar pak kohë më parë nga posti i ministrit të Brendshëm pas ngjarjes në Fushë-Krujë ku anëtarë të fisit të deputetit Rrahman Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.
Sot u vendos që Blendi Klosi të marrë postin si sekretar të Përgjithshëm të PS, post të cilin me parë e mbante Damian Gjiknuri.