Ambasada amerikane në Tiranë për mes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë se janë hapur vendet e lira për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshilli e Lartë i Prokurorisë.
Në shkrimin e ambasadës amerikane kanë venë theksin e rëndësinë e këshillave ku i kanë cilësuar si themel të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Gjashtë anëtarë të rinj do t’i bashkohen çdo Këshilli – 3 anëtarë jo-magjistratë dhe 3 anëtarë magjistratë – me një mandat pesë-vjeçar.
Për anëtarët jo-magjistratë, afati i fundit për aplikim është të shtunën e ardhshme, 5 gusht 2023 ku procesi administrohet nga Kuvendi.
Detajet mbi procesin e aplikimit mund të gjenden këtu:
Një anëtar nga shoqëria civile: https://bit.ly/3DsUkrB
Dy anëtarë nga radhët e avokatëve: https://bit.ly/3Kh22c1
Për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023. Procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Detajet mbi proceset e aplikimit mund të gjenden këtu:
Për Këshillin e Lartë Gjyqësor: https://bit.ly/3Otenwm
Për Këshillin e Lartë e Prokurorisë: https://bit.ly/3q92eDl
Ambasada e SHBA nxit të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë për të siguruar një proces të drejtë, konkurrues dhe një tranzicion të suksesshëm.