Delina Ibrahimaj mohoi pasditen e sotme se është shkarkuar nga detyra. Në hyrje të asamblesë socialiste, Ibrahimaj u shpreh për gazetarët se është në detyrë. “Është koha e thashethemeve të verës. Nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar. Jam në detyrë” tha ajo.
Edhe kryeministri e konfirmoi pak minuta më pas se nuk ka bërë ndryshime në qeveri. Lajmi për shkarkimin e ministres Ibrahimaj qarkulloi në media pak minuta përpara nisjes së asamblesë.