-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merren peng 4 turistë në Durrës

Kryesoret

Katër shqiptarë nga Kosova, që erdhën për të pushuar në Durrës denoncuan në drejtorinë e policisë së qytetit bregdetar se u morën peng për 45 minuta me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Pas denoncimit policia arrestoi Nexhmi Xhili 49 vjeç dhe Dritan Kuçaj 48 vjeç, që ishte pronari i shtëpisë, të dy banues në Durrës. Turistët deklaruan se u mbajtën peng në garazhin e shtëpisë së pushimit pas debatit për pagesën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas u kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.     

Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Nexhmi Xhili 49 vjeç dhe Dritan Kuçaj 48 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit