13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 40 të vdekur nga zjarret në Mesdhe

Kryesoret

Më shumë se 40 persona kanë vdekur, shumica prej tyre në Algjeri për shkak të zjarreve në Mesdhe. Mijëra njerëz janë evakuuar.

Greqia po përgatitet që të organizojë edhe më shumë fluturime për evakuim të njerëzve nga Rodosi, pasi zjarret po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias.

Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk duket se do të ndalet pasi që temperaturat pritet të rriten mbi 44 gradë Celsius në disa pjesë të Greqisë.

Zjarre masive u përhapen në Siçili dhe e detyruan Italinë ta mbyllë për pak kohë aeroportin e Palermos. Erërat e forta dhe bimësia e thatë bëjnë që zjarrfikësit të përpiqen në shumë zona për t’i shuar flakët.

Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri, ku në mesin e 34 viktimave ishin edhe dhjetë ushtarë të rrethuar nga flakët gjatë një evakuimi në provincën bregdetare të Bejaia, në lindje të Algjerit. Bejaia është zona më e goditur nga zjarret, me 23 të vdekur, raportojnë mediat lokale.

Autoritetet algjeriane thanë se 80 për qind e zjarreve ishin shuar që nga e diela, por një përpjekje masive për shuarjen e zjarrit po vazhdon ende, me rreth 8.000 persona, qindra kamionë zjarrfikës dhe disa avionë.

Zjarret kanë shpërthyer edhe në Tunizi, ku 300 persona u desh të evakuoheshin nga fshati bregdetar Melloula.

Në Greqi, Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi të mërkurën për një “rrezik ekstrem” zjarri në gjashtë nga 13 rajonet e vendit. /REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit