Një grua 69-vjeçe ka humbur jetën në Himarë si pasojë e problemeve shëndetësore që i janë shfaqur menjëherë pas futjes në ujë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në plazhin e Qeparos, ku 69-vjeçarja, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.