Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë disa vendime të cilat kanë sjellë ndryshime në drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste.
Asambleja e PS-së ka zgjedhur sot që postin e Gjiknurit ta marrë Blendi Klosi i ili nga sot do të jetë sekretar i Përgjithshëm i PS-së.
Damian Gjiknuri nuk pranoji që të bëjë komente, por tha se më mirë do të bëhet.
“Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!” tha ai.
Gjithashtu sot u vendos që Bledi Çuçi të jetë kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.