Policia kufitare njofton se nga Shëngjini në Kavajë janë bllokuar 16 mjete lundruese. Mes mjeteve të bllokuara janë 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe. Bllokimet janë bërë për lundrim jashtë zonës përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord dhe mungesë dokumentacioni. Drejtuesit janë gjobitur nga 10 000 deri në 100 000 lekë.
“Në Shëngjin, Spille dhe në Durrës, janë bllokuar 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe. 2 nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masat 100 000 lekë të rinj dhe 10 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni; 3 drejtues u ndëshkuan me nga 100 000 lekë të rinj, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar; 7 drejtues u ndëshkuan me nga 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni në bord; 3 drejtues u ndëshkuan me nga 20 000 lekë të rinj dhe 1 drejtues u ndëshkua me 80 000 lekë të rinj, për disa shkelje të kryera njëkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.