Në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Rama ja dhënë disa mesazhe të qartë, për ministrat, deputetët apo edhe kryetarët e bashkive.
“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, tha Rama.
Mes të tjerash ai përsëriti edhe një herë raportin e tij dhe të PS-së me drejtësinë, ndërsa shtoi se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.
Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin Taulant Balla dhe Elisa Spiropalin.