Ministria e Mbrojtjes për mes një reagimi ka lajmëruan situatën e zjarreve në vend. Gjithashtu në reagimin e tyre është bërë e ditur se është arritur të përmirësohet situata në disa vatra zjarri në territorin e vendit ku zjarri në drejtim të Kreshpanit është fikur.
Mësohet se operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos vijon ende.
Në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë.
Është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës në njësinë administrative Shtiqen, në Kukës.
Po ashtu janë vënë tërësisht nën kontroll flakët dhe vatrat në fshatin Mandaj, në njësinë administrative Helmas në Kavajë.