-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar: Veprimet e Kryesisë kanë përçarë partinë!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes online të Këshillit Kombëtar, tha se është marrë vendimi për rrëzimin e të gjitha vendimeve që janë marrë në 23 qershor të këtij viti.

Këshilli Kombëtar i PD anulon zgjedhjet e 29 Korrikut 2023

“Këshilli si organi drejtues më i lartë i PD konstatoi se thirrja e takimit të disa anëtarëve të Këshillit në 23 qershor 2023, shkelin normat e statutit të PD. Çdo vendim i këtij takimi, përfshirë ndritën e komisionit zgjedhor apo atij të etikës, është nul. Këshilli Kombëtar i PD me pjesëmarrjen e 245 anëtarëve i njofton anëtarëve të Partisë qëndrimin: Këshilli Kombëtar si organi drejtues më i lartë konstatoi se thirrja e takimit në datën 20 qershor 2023 me pretendimin se u zhvillua mbledhja, shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së.

Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë

Kryesia nuk i ka marrë parasysh pasojat, kanë falsifikuar vulën dhe simbolet e PD. Më 20 qershor nuk ka pasur asnjë mbledhje të vlefshme. Të gjitha vendimet dhe qëndrimet janë nul dhe akte të pavlefshme. u vendos edhe anulimi i garës për kreun e PD, pranimin e dorëheqjes së ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Ngarkohen një grup deputetësh që të ndjekin hapat ligjor për përfaqësimin e PD në çdo institucion apo organ ligjor.”, tha ndër të tjera Bardhi.

Këshilli Kombëtar i PD pranon dorëheqjen e Bashës dhe Alibeajt

A do i bëni publik emrat që kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombetar?

Bardhi: E gjithë lista e anëtarëve dhe i gjithë dokumentimi përkatës do të depozitohet në Gjykatën e Tiranës. Transparenca do të jetë e plotë. Kam ftuar të gjithë anëtarët e Këshillit, përveç atyre që janë

A po ndihmoheni nga Berisha për të ndaluar rikthimin e Bashës?

Berisha është shumë i interesuar për rikthimin e Bashës. Apeli im për Bashën është që të reflektojë të mos çojë partinë në një tjetër përplasje. Të gjejë zgjidhje, ky nuk është momenti që në PD të ketë të tjera akte anti-staturore të paligjshme. Edhe Berisha pretendon që është zgjedhur anëtar i PD. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit