-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë, ja vendimet e marra!

Kryesoret

Në mbledhjen online të Këshillit Kombëtar të PD i thirrur nga Gazment Bardhi, është marrë vendimi për shkarkimin e Kryesisë.

Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme, ku kryesorja ishte anulimi i zgjedhjeve për kryetarin e PD në datën 29 korrik.

SHTYHET VENDIMMARRJA PËR CAKTIMIN E DREJTUESIT TË PARTISË

Pas relatimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Këshilli Kombëtar ka konstatuar dhe pranuar dorëheqjen e datës 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha. Dhe dorëheqjen e datë 17 Maj 2023 të Nënkryetari të Partisë Demokratike z. Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.

DY DITË PARA ZGJEDHJEVE, KËSHILLI KOMBËTAR I PD ANULLON ZGJEDHJET PËR KRYETARIN TË 29 KORRIKUT

Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të anullojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe fars.

Këshilli Kombëtar i PD anulon zgjedhjet e 29 Korrikut 2023

PEZULLOHEN NGA FUNKSIONI KRYESINË E PARTISË DEMOKRATIKE

Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kuorum. Dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë.

Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor.

Të gjitha këto vendime janë anuluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH. Deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.

KËSHILLI KOMBËTAR NGARKON NJË GRUP DEPUTETËSH TË KËRKOJNË ÇREGJISTRIMIN E LULZIM BASHËS NGA REGJISTRI I PARTIVE POLITIKE

Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit. Si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin.

Këshilli Kombëtar i PD pranon dorëheqjen e Bashës dhe Alibeajt

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, i ka autorizuar deputetët që të kërkojnë çregjistrimin e Bashës nga regjistri i partive politike. Bazuar edhe në vendimin e KAS për dorëheqjen e tij, që është lënë në fuqi nga gjykata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit