-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kam dëshmitar nga brenda! Gjiknuri ka hotele, i fshehu në një emër tjetër

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një denoncim të fortë. Sot në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ka një dëshmitar që i ka rrëfyer se ish-numri dy i PS-së, Damian Gjiknuri që dje u shkarkua nga posti i sekretarit të përgjithshëm të socialistëve ka një hotel në pronësi të fshehur në një emër tjetër për të humbur gjurmët.

“Arben Ahmetajt ia gjetën vilën. Garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë që tek Gjiknuri do të gjejnë hotele. Hotele. Jo për të fjetur, por hotele që ai i ka vendosur në emër të një tjetri. Sipas burimeve që janë gati të dëshmojnë publikisht” tha ai.

Por kush është ky dëshmitar? “Dëshmitari është shumë i sigurt, ka qenë brenda asaj çështje. A e lexove ti arkitekten, që i thotë, Albana Moçka, mos i dërgo më fatura Zotos. Arkitekte ajo, por ajo dha një tregues të qartë se kush po paguante për vilën. Zotëria është një qytetar i guximshëm, njeri shumë i ndershëm, jam i bindur që nëse hetohet, ai mund të dëshmojë shumë në interesin më të mirë të ligjit dhe drejtësisë” tha Berisha.

Rama e “lëshoi”! Berisha: Gjiknuri, “kokë e këmbë” në inceneratorin e Elbasanit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit