-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e gazetarit norvegjez për gjenocidin në Kosovë: Vranë edhe foshnjat

Kryesoret

Ish-reporteri i luftës, norvegjezi Paul Refsdal, gjatë një interviste për “Klan Kosova”,  ka rrëfyer përjetimet e raportimit dhe xhirimit të pamjeve gjatë luftës në Kosovë.

Refsdal ka thënë se pamja më e tmerrshme që ai ka memorizuar gjatë luftës në Kosovë, ka qenë skeleti i një foshnje tremuajshe.

“Padyshim që masakrat. Kur e sheh skeletin e një foshnje tremuajshe, ju lutem më thoni kush e vret një foshnje tremuajshe, s’mund ta kuptojë brutalitetin e serbëve në atë kohë.

Kur isha brenda zonës në Kleçkë, edhe brenda zonave të refugjatëve, ishte interesante dhe historike të filmoja sepse dokumentimi i asaj ngjarjeje, i të treguarit se çfarë po ndodhë, ishte shumë e rëndësishme,” tha Refsdal.

Gazetari norvegjez nuk la pa shprehur dhe emocionet e tij teksa e sheh vendin nga ku dikur raportoi në luftë, sot të lirë e të pavarur. Ai nuk i kursen kujtimet dhe përjetimet e kohës së luftës asnjë moment.

“Ajo çfarë kam parë në Kosovë e që nuk e kam parë në luftëra të tjera është fitorja. Zakonisht kryengritësit nuk fitojnë, zakonisht lufta zgjatë për shumë e shumë vite dhe nuk ka fitues, por kosovarët bënë edhe sakrifica të jashtëzakonshme edhe ishin me fat, për shkak se NATO ishte në anën tuaj.

Të shihja fitoren, ishte emocionuese për mua, takimi mes të mbijetuarve që ktheheshin nga malet dhe takoheshin me UÇK-në ishte shumë e fuqishme, e mahnitshme,” ka shtuar ish-reporteri i luftës. /Klan Kosova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit