-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Doni të pasuroheni?”/ SPAK: Ja si u zhvatën 4.7 mln Euro! 140 kallëzime

Kryesoret

Prokurori i SPAK-ut, Eneid Nakuçi deklaroi sot se banda shqiptare që vepronte në Tiranë ka zhvatur 4.7 milionë euro përmes mashtrimit nëpërmjet call center. Qendra ishte vendosur në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Prokurori tha se hetimi ka pasur pas denoncimit në Itali.

Në total janë 140 denoncime për mashtrime qindra mijëra euro. Operatorët, sipas skemës, që ka zbërthyer SPAK-u, i bindnin qytetarët italianë që të investonin shuma të vogla dhe do të bëheshin të pasur. Shumë prej tyre janë në kurth dhe humbën të ardhurat.

Grupi i strukturuar merrej me mashtrimin e shitjeve online. Operacioni është vijim i një operacioni më parë që është kryer në 25 tetor ku janë nxjerrë 3 masa sigurimi dhe sot vijojmë me 14 masa të tjera.

Pas kontrollit në një call center në rrugën “Dritan Hoxha”. Janë 140 kallëzime të personave në Itali. Shuma e dëmit shkon deri në 4.7 mln euro. Gjithçka filloi sipas një denoncimi në Itali. Doli skema e mashtrimit.

Viktimat telefonoheshin dhe bindeshin që të investonin në shifra të vogla, që në fillim i bënin personat të bindeshin që nuk do të humbnin gjë dhe më pas i bindnin të investonin në shuma të mëdha për t’u pasuruar. Janë kryer shumë përgjime në Shqipëri dhe Itali.

Qytetarët investuan qindra mijëra euro. Operatorët merrnin një pagë mujore. Në krye të grupit ishte një drejtues që merrte bonus për mashtrimet. Paratë e viktimave janë shndërruar në kriptovaluta dhe janë pastruar jashtë vendit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit