Një shqiptar është ekzekutuar gjate orëve të natës në zonën Evozmo të Selanikut. Viktima është Erald Jonuzi i datëlindjes 1988, 35 vjeç, me origjinë nga Korça. Njihej me pseudonimin “Zaku”. Mediat greke kanë publikuar foton e tij.
Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba, sipas mediave greke.
“Autorët dyshohet se i kishin ngritur kurthin e vdekjes 35-vjeçarit, viktimës së atentatit dhe sapo e panë, e qëlluan me disa plumba në gjoks. Kur policia mbërriti në vendngjarje, e gjeti burrin të mbuluar me gjak në trotuar” shkruan iefimerida.
Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes. Rasti dyshohet se është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë pistë tjetër.
VIDEO/ 4 plumba në gjoks! Ky është i riu që u vra sapo zbriti nga makina