Lulzim Basha ka zhvilluar sot takimin e fundit për zgjedhjet prë kreun e Partisë Demokratike. Në këtë takim të fundit me demokratët, dy ditë para procesit zgjedhor, Bashës i është bashkuar edhe rivali i tij në këtë garë Gjergji Hani në një prej hoteleve në qendër të Tiranës.
Ky është takimi përmbyllës, ndërsa nesër është heshtje zgjedhore dhe me datë 29 korrik, 25 mijë demokratë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri, pasi vetë Kryesia ka deklaruar që zgjedhjet do të mbahen nesër. Takimi ka qenë me dyer të mbyllura, ndërsa ish-kreu i PD ka ndarë një postim në Facebook, ku vë theksin tek diskutimi me demokratët.
Por teksa Lulzim Basha po bëhet gati për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar vendosi shfuqizimin e vendimit për procesin zgjedhor. Palët po futen drejt një ngërçi tjetër, ndërsa grupi i Bashës nuk tërhiqet nga zgjedhjet dhe vetë ish-kryedemokrati shkruan se më 29 korrik demokratët do të shprehin vullnetin e tyre.
Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë, ja vendimet e marra!
“Të shtunën me 29 korrik demokratët do të shprehin vullnetin e tyre në një nga momentet më të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ata do të votojnë jo vetëm për kryetarin, por për të nisur një rrugëtim të ri, të organizimit, ringritjes dhe shndërrimit të PD në alternativën që duan dhe presin shqiptarët. Gjatë këtyre javëve jam takuar dhe kam biseduar me shumë demokratë, kemi folur hapur pa asnjë kufizim për gjithçka që kemi kaluar këto kohë e se si duhet të ringremë PD”, shkruan Basha.
Mes akuza të grupit Bardhi se po e përdor partinë për interesat e tij personale, Basha iu përgjigjet duke thënë se PD nuk është pronë e askujt, por demokratëve që e kanë mbrojtur edhe në momente të vështira.
Zgjedhjet e 29 korrikut/ Bardhi: Basha të reflektojë, të mos e çojë partinë në një tjetër përplasje