SPAK ka shpallur në kërkim Behar Bajrin, një emër i njohur nga policia në Shkodër dhe jo vetëm. Behar Bajri i akuzuar më parë me akuzën se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe Arben Tuzin, ngjarje këto të vitit 2002, tani do të përballet me akuza të tjera.
U kontrolluan banesat e fisit Bajri. U morën në pyetje dhe më pas u lanë të lirë, Safet dhe Ilir Bajri. Deri tani për këtë dosje janë gjashtë të arrestuar mes tyre, biznesmenë, ish-shefa policie, por edhe drejtues prokurorie. Në këtë dosje ka dalë edhe emri i Ervis Martinajt.
Të arrestuar:
Oltion Bistri- ish-shef i Operacionales.
Xhevahir Lita- Prokuror dhe drejtues në Durrës
Astmer Bilali- ish-boksier i Vllazënisë
Ardit Hasanbenga- Ish Shefi i Seksionit për Krime
Pëllumb Gjoka-Biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë
Edmond Lika -dyshohet shofer i biznesmenit