Ditën e sotme vendi ynë do të ketë mot me altrenime vranësirash dhe kthjellime.
Në orët e para të 24-orëshit parashikohet të ketë reshje shiu kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Hera-herës këto rehsje pritet të jetë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit më pas vranësirat do tja lënë vendin kthjellimeve.
Era do të jetë nga kuadrati i perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe gjatë natës në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Teperaturat pritet të kenë pësuar rënie në krahasim me ditët e mëparshme në të dyja vlerat, më konkretisht: në zonat malore 20 deri 33°C, në zonat e ulëta 20 deri 37°C dhe në zonat bregdetare 25deri 35°C.