Të paktën gjashtë persona janë arrestuar deri tani nga policia e shtetit, mes tyre drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe dy ish-drejtues, Ardit Hasanbega, ish-shef krimesh në Shkodër dhe Oltion Bistri, ish-drejtues i Forcës së Posaçme Operacionale.
Por si u katapultua Oltion Bistri në radhët më të larta të policisë së shtetit?
Oltion Bistri u lirua nga detyra pak ditë më parë. Në vitet e fundit ai është katapultuar me shpejtësi në postet më të larta të policisë.
Ka qenë shef i Komisariatit Nr.2 në Tiranë, në korrik 2021 u emërua drejtor policie në Durrës.
Oltion Bistri iku nga Durrësi për t’u emëruar drejtor policie në Lezhë. Pas rreth 3 muajsh largohet sërish për t’u emëruar në vend të Bujar Ahmetit te Forca e Posaçme Operacionale dhe tashmë është pas hekurave.
Ende nuk dihet lidhja e tij me biznesmenin Gjoka dhe të tjerët në këtë dosje. Sali Berisha prej vitesh e ka denoncuar pa fund Oltion Bistrin.
Dekonspirim apo rastësi? Dyshimet mbi arrestimin e ish-shefit të Operacionales