Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi që ka në varësi drejtorinë e Emergjencave Civile në një postim në Facebook shprehet se aktualisht në vend ka vetëm një vatër aktive zjarri dhe se të tjerat janë shuar të gjitha.
“Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit. Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij. Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim” shkruan ai.