Pasditen e sotme është regjistruar një tjetër zjarr ku kësaj radhe flakët kanë përfshirë një fabrikë të prodhimit të lëngjeve në Libohovë.
Mësohet se shkak ti rënies së flakëve ka qenë një shkëndijë zjarri. Për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Libohovës, Gjirokastrës e Dropullit të të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.