Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke në lidhje me vrasjen në Selanik ku mbeti i vdekur 35-vjeçari nga Korça, Erald Jonuzi i njohur si “Zaku”.
Ai u vra me 5 plumba teksa po kthehej në banesë rreth orës 00:50 në rrugën “Viziniou 4”.
Jonuzi sipas mediave greke ka precedentë penal edhe në Greqi krahas precedentit të vitit 2009 në Shqipëri për “falsifikim të vulave, stampave ose të formularëve” dhe “kalim i paligjshëm të kufirit shtetëror”.
Në vitin 2016 Jonuzi rezulton të jetë arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë” ndërkohë që në vitin 2020 ai rezulton t’i ketë shpëtuar një atentati me armë zjarri.
Policia greke po vijon hetimet për të mbledhur materiale nga kamerat e sigurisë për të mësuar itinerarin e lëvizjes së mjetit të vrasësve.
Mësohet se gjithashtu janë marrë në pyetje familjarë dhe komshinj të viktimës për të gjetur shkakun e vrasjes dhe nëse ka lidhje me të shkuarën e tij.