Deputeti socialist, Damian Gjiknuri e pranoi se ndje u befasuar nga shkarkimi që i bëri Edi Rama nga posti i sekretarit të përgjithshëm. Tha se di duhet kohë për të kuptuar në afatgjatë vendimin. Socialisti u shpreh se lëvizja lidhet me rifreskimin e partisë, por nga ana tjetër vendosi theksin tek fakti se ka arritur rezultate të shkëlqyera.
“Së pari kuptohet që befasia nuk duhet të përbëjë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime. Ne pas çdo procesi zgjedhor, i nënshtrohemi një procesi analize dhe këtë vendimmarrje unë e lidh me këtë proces. Pa mohuar rezultatet e mira që ka arritur partia edhe me kontributin tim modest.
Nuk e quaj në ato terma, për mua, fundi i diçkaje është edhe fillimi i dikçaje të re. Jeta më ka mësuar të jem përballë të papriturave. Njeriu e ka të papritur që për momentin të kuptojë dimensionet e vendimmarrjes, duhet kohë. Unë jam mësuar me akuza, nuk është hera e parë. Nuk është hera e parë që akuzohem për akuza të karakterit politik. Ka një drejtësi që i gjykon këto gjëra.
Personalisht nuk ndjej asnjë braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e partisë me afërsinë dhe distancën, aq sa duhet. E respektoj vendimmarrjen dhe lidershipin e tij dhe mundësitë që më ka dhënë. Vendimet duhet parë në terma afatgjatë. Nuk ndihem i keqardhur. Jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme. Kam arritur rezultate të shkëlqyera” tha ai.
Damian Gjiknuri deklaroi se nuk është thirrur nga SPAK-u për dosjen e inceneratorëve. “Sa i përket hetimit, ka kohë që dosja e inceneratorëve ka filluar, unë nuk jam thirrur, në cdo moment që do të më thërrasin do të jap shpjegime. Roli i ministrit të Energjisë ka qenë periferik, nuk ka pasur kompetenca, por unë nuk mendoj se ato vepra janë të gabuara. Për dritëhijet me procedurën nuk duhet të vrasim ato vepra. Nuk ndihej asnjë shqetësim. Jam i hapur për cdo lloj sqarime, njohja me njerëzit dhe vendimmarrja” tha ai.
Gjiknuri dorëzon detyrën, Klosi: Do freskoj partinë, duam mandatin e katërt