-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A u dekonspirua operacioni kundër të fortëve në Shkodër?

Kryesoret

Policia e shtetit mbrëmjen e djeshme mbylli operacionin e shtrirë në Tiranë, Kukës, Laç, Velipojë dhe Shkodër për të ekzekutuar 14 masa të firmosura nga Gjykata e Posaçme.

Personat e arrestuar janë ish-shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, personazhi i njohur Astmer Bilali, dy ish-policët Edmond Preka, shofer i Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef krimesh në Berat dhe Shkodër.

Gjatë operacionit u shoqëruan për t’u lënë të lirë pas marrjes në pyetje, Safet Bajri, i sapo liruar nga qelia, Ilir Bajri dhe Erogen Vaso.Nga 14 urdhra për arrestime janë ekzekutuar vetëm gjashtë, tetë të tjerë janë në kërkim. Dyshohet se disa prej tyre janë arratisur jashtë vendit.

Nuk përjashtohet pista që të ketë pasur dekonspirim. Ky është thjeshtë një dyshim nisur nga fakti që elementët e botës së krimit dhe lidhjet e tyre kishin arritur deri në kupolën e policisë, sikur ishte rasti i Bistrit që deri pak ditë më parë ishte shef i Forcës Operacionale, por që tani është pas hekurave.

14 personat në listë, që u zbuluan pas provave që solli drejtësia franceze akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje e sekretit hetimor”.

SPAK hap mesazhet në “Sky” dhe “Encro”! Kush ishte në shënjestër për t’u vrarë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit