Nuk ka liri. Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Valter Bamin. I cilësuar si një nga të fortët e zonës së Krujë, Bami u arrestua pas vrasjes së Ramazan Sinos dhe plagosjes së dy fëmijëve të Gentjen Bejtjes, që ishte në shënjestër.
Policia e arrestoi sepse në duar iu gjetën gjurmë baruti. Por Bami mohoi lidhjen me atentatin. Ai tha se në atë moment kishte qenë në shtëpi dhe për këtë kishte provë kamerat e sigurisë.
Gjithashtu theksoi se ka një armë për gjah dhe baruti mund t’i ketë mbetur nga qitjet që ka bërë. Megjithatë Bami vazhdon që të mbetet në burg. Zyrtarisht akuza është për armëmbajtje, por dyshimet janë për atentatin.