Deputeti socialist, Damian Gjiknuri tha sot se Edi Rama e shkarkoi nga posti i sekretarit të përgjithshëm pa ndonjë arsye, por si vijim i asaj që ka ndodhur edhe në të kaluarën për të rifreskuar partinë për zgjedhjet e 2025-ës.
“Unë komunikimet me kryeministrin i kam të vazhdueshme, private. Ky nuk është fundi, por fillimi i diçkaje tjetër. Janë disa vendimmarrje që kryetari i partisë ka të drejtën e propozimit dhe të ndryshojë ekipe edhe pa motivim. Edhe në 2021 pati ndryshime, por asnjëri nuk e mori si habi, por është një proces i natyrshëm. Nuk është fundi i botës” tha ai.
Në media aludimet ishin të shumta që kryeministri Edi Rama e “lëshoi” Gjiknurin pasi i doli emri në dosjen e SPAK-ut për inceneratorët. Në dosjen e SPAK theksohet që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin hotelin në Vjenë ishte biznesmeni Klodian Zoto.
“Le të dalë dikush dhe të thotë diçka. Dy udhëtimet janë zyrtare duke shkuar në SHBA në negociata me CEZ-in. Unë nuk kam qenë vendimmarrës i kontratës koncesionare, nuk kam propozuar unë që të bëhet impianti i djegies.
A e “shiti” Rama? Gjiknuri flet për herë të parë: Befasia dhe hetimet e SPAK-ut
Kjo nuk do të thotë se e gjykoj se është bërë gabim. Këtë do ta gjykojë koha. Askush nuk ka nxjerrë që unë kam përfituar nga këta njerëz. Nuk kam qenë në kushtet e konfliktit të interesit apo shkeljes së ligjit. Këta kur ishin qytetarë të lirë bënin bizneset e tyre.
Njërin e njoh që në vitin 2001. Mos gjykoni veprimet e 10-15 viteve më parë. Këta nuk kanë qenë terroristë. Këta po gjykohen dhe prokuroria po i gjykon. Vendimmarrjet mund të jenë vepra për t’u gjykuar. Do të jap shpjegimet e mia sa herë të thirrem” tha ai.
I akuzuar nga Sali Berisha, Gjiknuri dha versionin e tij për vendimin e firmosur për kontratën që lejonte inceneratorin e Elbasanit për të hedhur energjinë në rrjet. “Unë kam dhënë autorizim. Nuk kam marrë vendim.
Është njëlloj si të blesh makinë, unë e targoj, por nuk mbaj përgjegjësi nëse makina është blerë në mënyrë korruptive. Edhe rrjeti i energjisë ka një regjim të veçantë juridik. Që do të thotë se përpara se ta hedhësh në rrjet energjinë duhet një vendim, nëse nuk do ta bëja do të ishte dëm” tha ai.
Gjiknuri dorëzon detyrën, Klosi: Do freskoj partinë, duam mandatin e katërt