Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi mbrëmjen e sotme se policia rreth orës 16:30 sot marrë informacion për tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Ajo ka thënë se pas marrjes së informatës kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë hasur në tre trupa të pajetë.
Vdekjen e tyre e kanë konstatuar mjekoligjorët dhe policia ka nisur hetimet për rrethanat e rastit.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.
Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.
Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti për Express./GazetaExpress/