-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk kanë fund telashet për Trump, shtohen akuzat, ja për çfarë bëhet fjalë

Kryesoret

Ish-presidenti Donald Trump u përball me akuza të reja të enjten për çështjen e mbajtjes së paligjshme të dokumenteve të klasifikuara. Prokurorët thonë se ai i kërkoi një punonjësi të fshinte serverat e kamerës së sigurisë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, në një përpjekje për të penguar një hetim federal mbi dokumentet.

Akuzat e re është për pengim të drejtësisë dhe mbajtje të qëllimshme të informacioneve, që lidhen me mbrojtjen kombëtare dhe zgjerojnë çështjen penale të hapur muajin e kaluar kundër zotit Trump dhe një ndihmësi të tij.

Akuzat e fundit tregojnë përmasat e ekspozimit ligjor ende të panjohur plotësisht me të cilin përballet ish-presidenti Trump, ndërsa ka filluar fushatën për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Akuzat shtesë nga prokurori i posaçëm Jack Smith përqendrohen në pamjet e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago, të cilat kanë qenë kritike për çështjen.

Zoti Trump dyshohet se ka kërkuar fshirjen e serverave, pasi hetuesit e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, shkuan në Mar-a-Lago në qershor 2022 për të marrë dokumentet e klasifikuara, që ai i kishte marrë me vete, në kundërshtim me ligjin, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit