-sidi education-spot_img
14.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiuni ishte brenda! Gazetarja: Ja kush ishte shefi i policisë që njoftonte Ervis Martinajn

Kryesoret

SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që çoi në pranga 8 persona, mes tyre prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka etj.

Në njoftim thuhet se është bërë e mundur dokumentimi i 4 ngjarjeve kriminale. Por duke cituar pjesë nga dosja, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi tha se ish-shefi i Operacionales në kohën që ishte drejtues në polici ishte spiuni i Ervis Martinajt brenda policisë së shtetit duke e njoftuar.

Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales, i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të SPAK, komunikonte me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinajn.

Janë zbuluar komunikime të Oltion Bistrit me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione në lidhje me aksionet që bëheshin për kapjen e tij” tha gazetarja. Ervis Martinaj është i zhdukur prej gushtit të vitit të kaluar.

Zbardhen 4 atentate dhe vrasje! Roli i Ervis Martinajt dhe biznesmenit Gjoka

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit