Foto ilustruese
Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në vendin e quajtur “Varri i Bamit”. I plagosuri është rreth 35 vjeç. Sipas policisë është qëlluar me armë gjahu nga një 30-vjeçar. Autori është në kërkim, i plagosuri në spital.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Dritan Kulla 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu Nokajn.
Shtetasi Gentjan Nokaj ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar” njofton policia.
E rëndë në Tiranë! I riu qëllon me çifte 35-vjeçarin te “Varri i Bamit”