-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Tiranë! I riu qëllon me çifte 35-vjeçarin te “Varri i Bamit”

Kryesoret

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në vendin e quajtur “Varri i Bamit”. I plagosuri është rreth 35 vjeç. Sipas policisë është qëlluar me armë gjahu nga një 30-vjeçar. Autori është në kërkim, i plagosuri në spital.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Dritan Kulla 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N.

Shtetasi Gentjan Nokaj ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit