-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të bëjë ndryshime në qeveri? Rama: Në shtator impuls të ri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur mbledhjen dy ditore të analizës me kabinetin në Tepelenë. Një një postim në Facebook, Edi Rama paralajmëroi se në shtator do të nisë një proces vetë-reformimi, por a do të thotë kjo se do të ketë ndryshime në qeveri? Kësaj pyetje të gazetarëve, kreu i qeverisë iu shmang. Foli për një riorganizim të procesit qeverisës.

Ne gjithmonë kemi tendencën që t’i lidhim reformat me njerëz dhe persona dhe me emërime, apo shkarkime, por vetë-reformimi është më i gjerë se kaq.

Është një rikonceptim dhe riorganizim i procesit qeverisës në funksion të rritjes së eficencës dhe kapaciteteve për të arritur rezultate me të shpejta, të mira dhe të qëndrueshme” tha ai.

Kryesocialisti foli për një implus të ri dhe një rol të ri për zv/ ministrat. “Ta fillojmë sezonin e ri me një impuls të ri dhe duke fuqizuar rolin e zv/ ministrave dhe duke përfshirë në vendimmarrje drejtues të tjerë të agjencive të rëndësishme.

Do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare dhe individë që kanë çfarë të na mësojnë brenda dhe jashtë vendit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit