-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet një ish-polic, një tjetër shpallet në kërkim

Kryesoret

Një ish-punonjës policie është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim si të përfshirë në kultivim droge. Hetimet janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për dy vite dhe sot është finalizuar operacioni.

“Pas një hetimi 2 vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në funksion të procedimit për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 persona:

–  S.XH., 27 vjeç, ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

  • K.N., 28 vjeç ish punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

  • K.L., 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”;

  • E.Ç., 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Nga operacioni i zhvilluar për ekzekutimin e masave të sigurisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i ish-punonjësit të policisë S.XH. dhe shtetasit K.L.

Ndërsa u shpallën në kërkim ish-punonjësi i policisë K.N. dhe shtetasi E.Ç.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit