Foto ilustruese
Të shtëna me armë zjarri në një klub nate në Gjilan. Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin. Policia thekson se në oborrin e një diskoteke në Gjilan, një person i moshës 20 vjeçare u afrua tek hyrja e diskotekës dhe qëlloi me armë zjarri, ku gjithashtu i dyshuari ka hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer.
Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kishin gjetur dhe sekuestruar tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari është arrestuar.