-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Investimet/ Qeveria i “sulet” Dhomës Amerikane: Gjynah! Flet pa fakte dhe shifra

Kryesoret

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka replikuar në distancë përmes një postimi në rrjetet sociale me Presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Enio Jaço dje teksa komentonte raportin e Departamentit Amerikan të Tregtisë për klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Jaço ishte mjaft kritik me qeverinë.

Por Bilali thotë se disa ditë përpara se të dilte raporti amerikan, ishte i kënaqur për investimet në Shqipëri, por “3 ditë me vonë shprehet që problem është klima jo-miqësore e biznesit”.

“Drejtuesi i AmCham, para 4 ditësh (vetëm pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kënaqur që janë 3-fishuar investimet amerikane në vend.

3 ditë me vonë, pas publikimit të raportit të Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vitesh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet që problem është klima jo-miqësore e biznesit. Pyetja që të vjen menjëherë në mendje është: si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet të kontribuojë në leximin objektiv të aktualitetit në terren) faktin se amerikanët investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit, ndërkohë që një seri investimesh të tjera të mëdha amerikane janë në proces përgatitjeje?!

Askush nuk i mohon këto probleme, por qyshse jam në këtë detyrë, as e kam hasur dhe as kam dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë! Madje perkundrazi, kam pasur vetëm reagime shumë pozitive prej tyre për mikpritjen dhe trajtimin në Shqipëri. Të njëjtën kam dëgjuar edhe nga kolegët e mi!

Sa gjynah kur bashkëqytetarë tanët, aq më tepër në funksione te tilla ndikojnë për keq, pa asnjë fakt apo shifër, në ushqimin e perceptimeve të deformuara prej vitesh qoftë tek opinioni publik, qoftë tek miqtë dhe partnerët e huaj!

Por shyqyr, në fund mbetet si gjithnjë puna me faktet e punës, për të cilat flet sot edhe Shqipëria turistike, me të dhënat e saj mbresëlënëse” shprehet Bilali.

Raporti i DASH për investimet, Jaço: Një labirint sfidash vazhdon të pengojë progresin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit