Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook, ka reagur kundër kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, duke e konsideruar deputet të Suel Çelës.
Postimi i Balliut
Deputeti i Suel Çelës, Taulant Balla, paska dalë kundër protestës që është kundër krimit të organizuar. Çudi e madhe?
Protestat do të vazhdojnë, ashtu siç protestohet në mbarë botën kur qytetarët kërkojnë drejtësi dhe shtet ligjor.
Asnjë hap pas! Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe për t’i hapur rrugë integrimit të Shqipërisë në BE.









