Këtë fundjavë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve të qëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Instituti i Gjeoshkencave thekson se në disa prej qarqeve pritet rrezik i lartë për zjarre, nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Shkodër, Lezhë, Durrës, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.