Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron me anë të një postimi në Facebook, se zjarrvënia është vepër e rëndë penale me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie.
Balla thotë se në 24 orët e fundit janë arrestuar 5 persona dhe janë proceduar 4 të tjerë për këtë vepër penale.
Ai shton se po dokumentimi i dëmeve të shtaktuara nga zjarret në vend deri më tani si në pronat private ashtu dhe në ato publike.
“Zjarret në vend. Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona dhe ka proceduar 4 të tjerë, të përfshirë në zjarrvënie. Gjithashtu po vijon me kryerjen e veprimeve procedurale dhe këqyrjes në vendngjarje të zjarreve dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie!,” shkruan Balla.