Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim ditën e sotme me strukturat policore në Pikën e Kalimit Kufitare të Kapshticës.
Si në çdo takim të zhvilluar që nga marrja e postit të ri Balla u kërkoi policëve kufitarë shërbim të shpejtë dhe me mirësjellje ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit.
“Dua t’ju falënderoj për punën, edhe për shkak të fluksit që do të kemi në ditët në vijim do të kërkohet të punohet edhe me më shumë sportele, edhe me më shumë intensitet pa prekur aspak cilësinë e verifikimit të dokumentacionit të gjithë personave që hyjnë apo dalin sepse është shumë e rëndësishme që pikat e kontrollit kufitar të jenë pika të sigurta verifikimi, të personave në kërkim apo të personave me rrezikshmëri të lartë. Na duhet të punojmë me cilësi, por edhe me shpejtësi”, tha ministri Balla.
Balla gjatë qëndrimit në Kapshticë ka takuar edhe drejtuesin e Policisë greke n i cili ka deklaruar se do të punojnë me sportele shtesë për të evituar radhët në kufi.