Ervis Martinaj është i zhdukur prej gushtit të kaluar por SPAK pak ditë më pari e shpalli sërish në kërkim për dosjen “Metamorfoza”.
Gazetari Ferdinand Dervishaj hodhi dritë mbi një tjetër skenar të zhdukjes së tij. Ai foli për një kurth që e futën rivalët.
Sipas tij, rivalët u mblodhën, lidhën në një karrige dhe për ta bërë skenën të besueshme e gjakosën një nga njerëzit që Martinaj kërkonte.
Më pas i dërguan videon dhe i thanë nëse e donte kokën e tij të vinte ta merrte. “Këtë po kërkon ti?
Hajde merre se e kemi kapur ne” tregoi gazetari te “Review”. E gjitha ishte grackë dhe “mbreti” e hëngri.