Një 73-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Zvërnec të Vlorës.
Mësohet se i moshuar me inicialet K. P. sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit i është përkeqësuar shëndeti.
Dyshohet se 73-vjeçari ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Viktima sipas njoftimit të policisë jetonte jashtë vendit, në Greqi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.