Në ditën që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Greqi, homologu Mitsotakis pasi e takoi në zyrë i dha një leksion të qartë dhe pastër.
Parlamenti grek votoi sot heqjen e imunitetit për 13 deputetë të Demokracisë së Re, partisë së tij, të cilët përmenden në paditë e fundit në lidhje me subvencionet e Bashkimit Europian për prodhuesit dhe fermerët grekë.
Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) kërkoi heqjen e imunitetit për deputetët pas shpërthimit të skandalit të mashtrimit dhe abuzimit me fondet.
Mitsotakis i kërkoi Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) që të vazhdojë me shpejtësi me të gjitha veprimet hetimore pas heqjes së imunitetit të deputetëve dhe të vendosë se sa dhe cilët individë synon të ndjekë penalisht.
Ky skandal shkaktoi edhe ndryshime në qeveri, pas dorëheqjes së disa ministrave dhe zv/ ministrave pak javë më parë. Opozita ka kërkuar zgjedhje të reja.
I njëjti debat ishte pak javë më parë në Tiranë për rastin e ish-zv/ kryeministres Balluku, por kryeministri Edi Rama vendosi të mos ia hiqte imunitetin për ta dorëzuar në duart e drejtësisë.









