-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haziri: Kurti po provon të shkaktojë zgjedhje të reja për të arritur pushtetin absolut

Kryesoret

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për përpjekje për të krijuar një krizë që mund të çojë në zgjedhje të reja.

Haziri tha se qëllimi i Kurtit është të grumbullojë pushtet të pakufizuar dhe e cilësoi këtë si një strategji që nuk i shërben interesave të Kosovës, por vetëm interesave personale të liderit të LVV-së.

“Po dëshiron me shkaktu zgjedhje dhe me mbërri qëllimin. Këtë qëllim a e mbërrin përmes votës qytetare apo jo kjo është diçka tjetër. Ne po dëshirojmë me evitu zgjedhjet, pasi herët tjera mundet me ardh problem krejt tjetër, çështja e kryeministrit dhe çështje të tjera si qëllim politik. Vitin e kaluar për çështje të kryetarit të Kuvendit, sivjet për çështjen e presidentit, më herët për çështje të qeverisë. Gjithmonë është diçka që zotëri Kurti e ka një qëllim. Ai ndryshon metoda por asnjëherë në kërkesa të tij dhe kjo është ajo që në politikë nuk funksionon gjithmonë. Nuk mundesh me shty në agjendë diçka që përcakton vetëm qëllimin tuaj”, tha Haziri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit